Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka pranuar se opozita ka gabuar me daljen nga Parlamenti vite më parë.

Duka pranoi se edhe pse nuk ka qenë dakord me këtë akt politik, ishte një gabim i opozitës që “i fali pushtetin” mazhorancës.

Sipas tij nëse jeta politike do të vijonte normalisht do të kishte pasur riciklim të pushtetit pas 8 vitesh.

“Unë nuk kam qenë dakord me daljen nga Parlamenti. Të them një gjë të sigurtë? Nëse do vijonte jeta normale politike pas 8 vitesh do kishte riciklim pushteti. Ata dhe ne ja falën pushtetin, edhe unë bashkë. Reforma territoriale, dalja nga Parlamenti, ishin gabime”, u shpreh ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb