Kreu i PAA-së Agron Duka ka uruar me rastin e 1 majit të gjithë punëtorët e vendit. Ai shprehet në mesazhin e tij se shumë prej tyre punojnë në bujqësi, ku puna është e rëndë dhe e mundimshme.

“Një urim të veçantë për të gjithë punëtorët e vendit tim. Shumë prej tyre punojnë në bujqësi, ku puna është e rëndë dhe e mundimshme. Fermerët bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme edhe pse fitimet e tyre janë të riskuara nga fatkeqësitë natyrore. Krenar që bashkë me mbështetësit e përkushtuar të PAA, arritëm ta kthejmë PAA në parlamentin e vendit tonë. Le ta përdorim këtë mundësi për njerëzit punëtorë të vendit tonë. Ky është mision fisnik që anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet ta përmbushin çdo ditë. Gëzuar festën e 1 Majit! Mirënjohje!”, shprehet Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: