Duke nisur nga sot në Zvicër lejohet tubimi me pjesëmarrjen e deri në 30 personave. Tashmë autoritetet kanë nisur të lehtësojnë sërish masat e vendosura për shkak të pandemisë. Pavarësisht këtij lehtësimi, deri në 6 qershor nuk do të lejohen më shumë se 4 persona në një tavolinë lokali apo restoranti.

Stefan Blättler, kryetar i Konferencës së Drejtorëve të Policive Kantonale deklaroi për gazetën “Bund” se kjo do të bëhet me “takt dhe ndjeshmëri”.

“Policia me siguri nuk do të numërojë njerëzit dhe as të shpërndajë gjoba kudo në hapësirën publike. Kjo do të ishte disproporcionale me gjendjen”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: