Një sërfist nga Australia ia ka hedhur vërtetë paq.

Teksa ishte duke ushtruar sportin e tij në një nga plazhet e vendit, një peshkaqen i afrohet fare pranë. Ai raportoi më mbrapa se e ka prekur me këmbë peshkaqenin e rrezikshëm, por kishte menduar se ishte ndonjë peshk.

Ky moment është filmuar nga një pushues, i cili kishte ngritur dronin përgjatë vijës bregdetare për një dokumentarë.

“Ishin fare pranë. Peshkaqeni ishte vetëm pak centimetra larg tij dhe për pak sa nuk e sulmoi. Do të doja të takohesha me serfistin dhe ta pyesja nëse vërtetë e ndjeu që shkeli me një peshkaqen”, tha Toby Nicol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb