Detaje të reja zbulohen në lidhje me këngëtarin Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Farkës.

Por ka qenë vetë këngëtari ai që ka zbuluar se ku ka qenë mbrëmë, ku shihet duke bërë ‘gëzuar’ me pije në dorë, me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: