Të shumtë janë gazetarët ndërkombëtarë që ndodhen këto ditë në Afganistan, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin atje.

Sumaira Khan, është një reportere pakistaneze që këto ditë ndodhet në Aeroportin e Kabulit. Siç shihet në pamjet e publikuara, ajo është duke raportuar drejtpërdrejt, ku ndërkohë në sfond dëgjohen të shtëna armësh.

Megjithatë, gazetarja nuk shqetësohet dhe vazhdon e patrazuar raportimin e saj.

Ky është dukshëm rasti në Afganistan, i cili po përjeton ditë kaq të vështira. Khan është reportere e Al Jazeera dhe BBC Arabik. Ajo ishte duke raportuar live ku ndodhi incidenti. Për këtë veprim të saj, reporterja është lavdëruar shumë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb