DURRES-Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma Bashkëbisedoi me banorët e lagjes 18 për cilësëne e jetës dhe shërbimeve bashkiake.

Duma tha se do të trefishohet shërbimi I pastrimit në qytet dhe hapësirat mes pallatëve do të gjerbërohen të gjitha duke u kthyer në miniparqe për banorët. Një zgjidhje emergjente do të jetë ndriçimi i lagjeve pasi banorët vuajnë mungesën e sigurisë në komunitetet e tyre.

“Do të trefishojmë shërbimin e pastërtisë për qytetin. Hapësirat mes pallateve të gjithë të gjerbërta, të gjitha me stota dhe me një park minimalist. Të gjithë rrugët e ndriçuara dhe ky është premtim prej nëne sepse në errësirë ka krim”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se qyteti do u kthehet interesave të qytetarëve dhe nuk do të jetë më peng i disave.

“Qyteti duhet të pushojë së qënuri peng i disave sepse qyteti është i qindra mijërave. Jemi kthyer të fortë e do marrim bashkinë e Durrësit. Do tregojmë se sa të fortë janë të mirët”, tha Duma.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: