DURRES – Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Miks”, në kuadër të të cilit ka vënë në pranga 5 persona dhe janë sekuestruar 600 gr heroinë, 400 gr kokainë dhe 500 gr Cannabis Sattiva, 5 300 €, një automjet dhe celularë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se operacioni është finalizuar pas një hetimi 6 mujor, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit:
Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës; Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës; Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë; Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë; Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.

Mësohet se e arrestuara Elisa Tabaku punonte si stjuardesë në port, në një prej trageteve Durrës-Bari, ndërsa Denis Grabovari është dënuar më parë për goditjen e një punonjësi policie. Këta persona mbaheshin nën mbikëqyrje prej muajsh nga policia.

Duke përdorur metoda speciale të hetimit, grupit të mësipërm, gjatë këtyre 6- muajve, i’u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 600 gr heroinë, 400 gr kokainë; 500 gr cannabis sattiva; 5 300 euro, një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD dhe 10 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1 dhe 25 të Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: