DURRES– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin tek Shkëmbi i Kavajës. Një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeç, ka hyrë në det për t’u larë bahkë me kushërirën e saj 18-vjeçare, por nuk kanë mundur të dalin më prej aty.

Sipas dëshmitarëve, deti ka nxjerrë në breg trupin e pajetë të vogëlushes 4-vjeçare.

Pas njoftimit të ngjarjes nga gjyshi i dy vajzave, policia ka nisur kërkimet. Vogëlushja 4-vjeçare është gjetur e pajetë.

“Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeç, e cila ishte mbytur.

Mësohet se dy vajzat bashkë me familjarët e tyre, nga Elbasani, i ishin drejtuar bregdetit në Durrës për të pushuar.

Ndërkaq, policia e Durrësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb