Një 30-vjeçar në Durrës që udhëtonte me motorçikletë është shktuar me urgjencë në spital. Sipas policisë së Durrësit, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën. Për pasojë ka marrë plagë të rënda.
NJOFTIMI I POLCISE
Durrës
Informacion Paraprak
Më datë 22.03.2019, rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, shtetasi E.T., 30 vjeç, duke drejtuar motorçikletën e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit, si pasojë e përplasjes shtetasi E.T.,është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (foto ilustruese)
(BalkanWeb)