DURRËS- Rreth 750 tregtarë të të dyja tregjeve industriale të qytetit të Durrësit kanë mbyllur veprimtaritë e tyre tregtare dhe kanë protestuar që në orët e para të mëngjesit kundër mbingarkimit me taksa nga administrata lokale.

Sipas Myslym Çokut, Kryetarit të Shoqatës së Tregtarëve Ambulantë të Durrësit, ndryshe nga sa u ishte premtuar për tu trajtuar si tregtarë ambulantë me taksimin zero, ata janë mbingarkuar tashmë me taksa dhe janë të detyruar për të paguar rreth 850 000 lekë të vjetra.

Por duke paguar edhe qiranë e pronarëve të territorit kjo shumë shkon në 1.6 milion lekë pagesa që bëjnë në një periudhë që biznesi i tyre është tërësisht në krizë dhe shume prej tregtarëve kanë falimentuar dhe po falimentojnë çdo ditë. Kjo do ti detyrojë ata që të largohen nga tregu dhe të dalin rrugëve si tregtarë ambulantë të cilët sipas tij në Durrës arrijnë në 1200.

Numri i tregtarëve të tregjeve industriale rreth një vit më parë ka qenë mbi 1200 persona. Sipas tregtarëve ky numër ka shkuar tashmë në rreth 750 tregtarë dhe ka tendencë të mëtejshme uljeje. Disa prej protestuesve kanë deklaruar se kërkesat e tyre duhen mbështetur nga shteti ashtu siç po mbështeten me politika lehtësuese fiskale edhe fasonët.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb