Duket se Dwayne Johnson nuk i ka pëlqyer figura dylli që muzeu Grévin në Paris zbuloi pak ditë më parë.

Aktori ka postuar një video në Instagram me komedianin James Andre Jefferson Jr. duke satirizuar figurën e tij prej dylli. Ata e kthyen ‘Shkëmbin’në një guralec!… nuk e ka parë kurrë diellin, as një ditë në jetën e tij… Ata e bënë ‘Shkëmbin’ të duket si David Beckham. Duket sikur ‘The Rock’ është pjesë e familjes mbretërore”, tha humoristi në video.

“Unë do të bëj që ekipi im të kontaktojë miqtë tanë në Muzeun Grevin në Paris, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të ‘përditësuar’ figurën time të dyllit me disa detaje dhe përmirësime të mëdha — duke filluar nga ngjyra e lëkurës sime. Dhe herën tjetër që do të jem në Paris, do të ndalem dhe do të pi një pije me veten time”, ka shkruar Johnson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: