Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë dy drejtues motoçikletash, t♪7 cil♪7t kanë aksidentuar dy këmbësorë

Në pranga ra L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë dhe B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestimi i L. B., 35 vjeç, u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Eskaj, Lushnje, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

Arrestim i B. M., 27 vjeç u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë u dëmtua drejtuesi i motocikletës i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb