Dy burra dogjën Kuranin jashtë parlamentit në Stokholm të hënën në një protestë të ngjashme me ato të mëparshme që kanë ndezur tensione midis Suedisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme.

Salwan Momika dhe Salwan Najem shkelmuan dhe shkelën me këmbë mbi librin e shenjtë mysliman, më pas i vunë flakën faqeve të tij përpara se ta mbyllnin me forcë, siç kishin bërë në një protestë jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit në fund të qershorit, duke shkaktuar zemërim në të gjithë Lindjen e Mesme.

Protesta, në sheshin Mynttorget, që është një vend tradicional për protesta politike në Suedi, u zhvillua pothuajse në të njëjtën kohë kur liderët e 57 vendeve myslimane do të takoheshin në mënyrë dixhitale për të diskutuar se si të reagonin ndaj protestave të vazhdueshme për djegien e Kuranit në Suedi dhe Danimarkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb