Paulo Dybala ishte pa diskutim dhurata më e çmuar për Jose Mourinho-n, por Roma nuk ka ndërmend të ndalet. Të dielën në kryeqytet pritet të zbarkojë Wijnaldum, palët kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre duke bërë që portugez të ketë në dispozicion mesfushorin holandez.

Jo vetëm kaq, sipas Corriere dello Sport, klubi kryeqytetas ka rezervuar edhe shërbimet e Andrea Belottit. Sulmuesi azzurr nuk pranoi ofertën e Torinos për të rinovuar kontratën duke dalë në treg si një lojtar i lirë. Belotti ka zgjedhur Romën për të vijuar karrierën, i bindur nga projekti i Jose Mourinho-s.

Në këtë pikë, Roma është e detyruar të shes për ti bërë vend Belottit. Në listën në dalje janë përfshirë disa lojtarë, por jo Marash Kumbulla, edhe një herë drejtuesit e klubit konfirmojnë dëshirën e tyre për të mbajtur mbrojtësin kuqezi në kryeqytet. Për Kumbullën vijojnë të interesohen klube si Torino dhe Fiorentina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb