TIRANE- Dy muaj pas emërimit, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra kryeregjistruesen e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj. Ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga vetë drejtoresha e Hipotekave në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë është shpallur vendi vakant për këtë pozicion.
trgfb
Kujtojmë se 35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës dhe u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.

Më pare ajo ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Blerina Doracaj është e afërme me Bledar Doracaj, ish-drejtues i FREESH-it dhe njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
blerina-doracaj-33_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: