Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo në një lidhje live për ”News24” ka folur për dy paketat e ndihmës ekonomike, amnistinë fiskale apo dhe sektorët më të rëndësishëm të goditur nga kriza si bujqësia dhe turizmi.

Bozdo thotë se dy paketat e ndihmës ekonomike nuk kanë prekur ekonominë reale por vetëm diku atë sociale.
Më tej ai shton se amnistia fiskale është një iniciativë e gabuar e hedhur si shashkë nga Rama për të mbuluar situatën kritike me ekonomike por sipas tij PD nuk ka për ta lejuar.

Dhe në fund Bozdo jep dhe disa propozime për turizmin pasi e sheh këtë vit shumë të vështirë që ky sektor të rimëkëmbet pasi parashikon pak turistë. Bozdo thotë se Shqipëria si vendet e tjera duhet t’i heqë taksat këtij sektori, punonjësit e laguar nga punë t’u paguajë si dhe të suportohen me kredi.

”Iniciativë e gabuar në një moment edhe më të gabuar. Në kushtet kur Shqipëria në 3 vitet e fundit ka provuar se prodhon drogë, vijon të prodhojë kanabis dhe është shpallur një vend tranzit apo kur BSH deklaron se një pjesë e parave nuk dihet nga vinë, janë para droge apo në të zezë. Në mënyrë si e ka bërë Rama nuk e ndajnë dot informalitetin nga kriminaliteti.
Si në BE, do të detyrohej ti nënshtrohej një debati politik, publik dhe ekonomik.
Ne jemi në pandemi tani, atë forcë zbatuese që kanë janë të përqëndruara tek COVID-19. Kjo iniciativë është dredharake për të hequr vëmendjen nga ekonomia dhe të gjitha të tjerat .

Biznesi.
Mendoni që ne sapo kemi hyrë në javën e 6-të dhe paratë që kanë vajtur nga qeveria drejt biznesit real, prodhimit vendas, turizmit janë 0 dhe efekti është 0. Jemi vendi i vetëm në botë ku qeveria s’ka dhënë një ndihmë të ndjeshme për biznesin. Ndhma për ekonominë reale është zero. Kryeministri artikulon daljen nga kriza. Nuk shkon. Nga një anë kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana tjetër nuk përgjigjet për dëmet ndaj biznesit dhe njerëzve. Dy paketat nuk kanë prekur ekonominë reale, kanë prekur deri diku atë sociale .
Pas presionit të opozitës Rama u detyrua të thotë që ka dhe 70 mijë familje të tjera. Të gjitha janë në letër. Ato që duhët të çojnë likuiditet nga thesari tek kompanitë, likuiditeti është insitrumenti.
Na hodhi kockën e amnistinë fiskale, a thua se kjo është zgjidhja. S’mund të mbulohet me shashka kjo, e pamundur.
Ndihma ekonomike është zero. Nuk po marr rastet e Gjermanisë, Francës, Italisë. Ne nuk mund të krahasohemi me to por me shumat përkundrejt prodhimit të brendshëm bruto po. Por le të merremi me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Sllovakinë.
Kosova që bëri paketën e parë sa dyfishi i Shqipërisë e ka konsumuar dhe po mendon për të dytën. Maqedonia i ofron para biznesit që ka humbje deri në 30%. Shqipëria është në mes të krizës, dhe nëse vijohet duke futuar dorën në xhep dhe duke premtuar atëhere do të jetë një gjendje më e keqja.

Qeveria nuk mund t’i thotë turizmit hap dyert në 5 qershor sepse e dimë që turistë nuk do të kenë. Për çfarë të hapë dyert? 12% e produktit të tij do të reduktohet në 0.
Maqedonia po diskuton një paketë për turizmin që ka 1/10 e mundësive të Shqipërisë. Greqia dhe Italia po mendojnëë. Janë duke marrë masa konkrete vetëm për hoteleri0 turizëm
U hiqen taksat
U jepet kredi
Për çdo punonjës të dalë nga pandemia i paguheet një pjesë e rrogës
Paketa e dytë ka futur 10 mijë punonjës të turizmit dhe ende nuk ka filluar e para. çfarë do të ndodhë me 83 mijë punonjësit e tjerë në turizëm?
Sektori është i ekspozuar ndaj bankave. Të gjitha prenotimet i ka të anuluara. Do 1 vit të marrë veten. Dhe qeveria duhet të marrë skenarët më negativë. Turizmi është lënë në mëshirë të fatit. Nuk do ndryshonte asgjë nëse do e kishim ose jo kryeministrin.

Ku janë masat për turizmin? c’farë ka bërë PS dhe qeveria për turizmin. çfarë ka bërë PS për bujqësinë, për biznesin?”- tha Enno Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb