Dy shpërthime me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

I pari ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., ku sipas policisë dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme.

Po kështu, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb