Dy persona janë arrestuar në lidhje me një tentativë sulmi me zjarrvënie në një sinagogë në veri të Londrës, tha të mërkurën Policia Metropolitane.
Incidenti po trajtohet si një krim urrejtjeje antisemite, tha policia në një deklaratë.
Një grua 47-vjeçare dhe një burrë 46-vjeçar u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme që rrezikoi jetën, thuhet në deklaratë.
Dy të dyshuarit u panë duke vendosur dy shishe qelqi pranë dritareve të sinagogës dhe duke hedhur një tullë drejt ndërtesës të mërkurën në mëngjes.
Një nga shishet, që besohet se përmbante benzinë, u thye nga tulla. Megjithatë, asnjëra shishe nuk u ndez dhe të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes.
Nuk u shkaktuan dëme në ndërtesë dhe nuk u raportuan të lënduar, shtoi deklarata .
