Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda në një rrëmujë në stadium.

Report bën të ditur, duke cituar mediat lokale, se incidenti ka ndodhur para ndeshjes së Kupës së Gjirit Persik ndërmjet Irakut dhe Omanit.

Disa mijëra njerëz u përpoqën të futeshin në stadium për të parë ndeshjen, por arena ishte e hapur vetëm për ata që kishin bileta. Ajo çoi në rrëmujë. Ndeshja është ricaktuar.

Kryeministri irakian Mohammed al-Sudani fluturoi për në Basra dhe mbajti një takim urgjent me një grup ministrash dhe guvernatorin e rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb