Një seri audio përgjimesh ku rezulton të jetë i përfshirë drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu ka tronditur opinion publik. Audiopërgjimi është publikuar nga gazeta online Shqip.com, ndërsa në to dëgjohet Nuhiu, i cili ka në dispozicion informacione për të gjithë qytetarët, nisur kjo nga posti që i është besuar, të thotë se synon të kapë pushtetin mediatik në Kosovë.

Gjithcka nis me informacionet që ai zotëron për qytetarë të caktuar ndërsa më pas i shantazhon përmes mediave të tij, duke i detyruar të pasqyrojnë atë cfarë ai kërkoi. Në audio përgjim, Nuhiu dëgjohet të thotë se ka informacione për këdo, duke nisur nga qytetari më i thjeshtë, apo më i vogël deri te ‘ata më të lartë’.

Posedues i një radioje në Kosovë, drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës thotë se është në bisedime edhe me dy tre media të shkruara, të cilat në audio përgjim i referohet me termat si portalet më të forta që janë në vend.

Në audiopërgjim, e regjistuar në muajin korrik, e publikuar tashmë në media, Nuhiu thotë nxjerr në pah edhe fuqinë e tij mbi strukturën politike në Kosovë, ndërsa i rrëfen personit me të cilin bisedon në telefon se i ka siguruar 62 deputetë, dikujt që është sjellë sipas ‘urdhrave’ të tij, ndërsa biseda i referohet emërimit të një gjyqtari, për të cilin Nuhiu thotë se mund të emërohet vetëm nëse ‘i ka kryer punët si duhet’. “Njëri, që ka vepruar sipas direktivave të Nuhiut, thotë se “ia kom mbledh 62 deputetë”, për ta bërë, siç shprehet “babën e Gjykatësve n’krejtë Kosovën”.

Por misioni nuk përfundon me emërimin, në këtë audio përgjim, ai thotë se nëse gjyqtari nuk vazhdon të qëndrojë nën direktivat e tij, ai e kërcënon. “Thash t’kthej n’pikën zero”, tregon Nuhiu t’i ketë thënë njërit nga ata që i ka ndihmuar të votohen, në këtë bisedë telefonike të realizuar gjatë muajit korrik (2020).

Dardan Nuhiu është drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës qysh nga viti 2011. NjIF-i është institucioni qendror i pavarur kombëtar në kuadër të Ministrisë së Financave. E themeluar në vitin 2004 si Qendra për Inteligjencë Financiare, është përgjegjëse për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me pastrimin potencial të parave dhe financimin e terrorizmit.

Kompetencat e kësaj agjencie shtetërore janë tejet të mëdha. NjIF-i bën kërkimin, marrjen dhe analizimin e aktiviteteve/transaksioneve të dyshimta. Gjithashtu atë të raporteve të parave në të gatshme dhe informatave nga burimet tjera në lidhje me dyshim për pastrimin e parave. Kjo agjenci, ku Nuhiu është drejtor, gjithashtu bën edhe shpërndarjen e informatave në lidhje me dyshimin për pastrim të parave dhe financim të terrorizmit tek autoritetet kompetente./shqip.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb