Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të rrufeshme që goditën këtë javë shtetin e Virxhinias Perëndimore në SHBA, bëri të ditur zyra e guvernatorit. Viktimat janë të parat e konfirmuara nga stuhia e së martës, gjatë së cilës meteorologët raportuan reshje deri në 18 centimetra shi në disa zona. Sipas guvernatorit, në një prej rajoneve ranë 11.4 centimetra shi brenda vetëm 37 minutash, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme.
Autoritetet në pjesën veri-qendrore të shtetit e kanë cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete të zhytura në ujë në parkingje, përfshirë edhe atë të një supermarketi Walmart në qytetin Weston, ku uji me baltë depërtoi edhe brenda godinës.
Përmbytjet prekën edhe një hotel pranë zonës, ku kati përdhes u mbulua nga uji. Dhjetëra persona u shpëtuan nga automjetet e bllokuara në rrugët e përmbytura. Autoritetet bënë të ditur se në orët e para të emergjencës, ujërat dhe mbeturinat e shumta bllokuan hyrjen në disa zona, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të ndihmuar banorët e prekur.
A guest attempting to leave their hotel in Weston, West Virginia, was surprised to find the lobby inundated by floodwater on Tuesday. https://t.co/DhLmQF3Eol pic.twitter.com/gLWkdfaQDh
— ABC News (@ABC) July 24, 2026
