Ndeshja mes Juventusit dhe Romës nuk ishte sfidë e zakonshme për Dybalan, pasi lojtari i ekipit kryeqytetas ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Në telegram, Dybala pati disa fjalë për tifozët e bardhezinjve.

“E di që është e vështirë për ju, por edhe për mua është e vështirë. Por sot po luaj për një ekip tjetër dhe me shokë të tjerë të skuadrës ndaj të cilëve duhet të tregoj respekt. Fitorja nuk është kurrë e lehtë dhe për ne ka qenë e rëndësishme. Respekt do të ketë gjithmonë, mos u mashtroni nga rrjetet sociale.

Nuk kam bërë tifo për golin. Festova një fitore me shokët e skuadrës. Më vjen keq që e shihni kështu, ju dërgoj të gjithëve një përqafim të madh. Ju dua” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: