TIRANË- Zgjedhja e nënkryetarit të ri të Kuvendit, Shpëtim Idrizi, përveç debateve mes PDIU-së dhe PBDNJ-së, ka ngjallur edhe reagime në opinionin publik. Gazetari Ylli Dylgjeri heq vija paralele me të kaluarën, duke risjellë një personazh “të harruar”, Vitori Çuri. Ja çfarë shkruan Dylgjeri në facebook:

“Dje dhe sot…Vazhdimësi…??? Znj.Vitori Çuri, “Heroinë e Punës Socialiste”, për 16 vjet rresht përfaqësoi si Nënkryetare, pakicat minoritare në Kuvendin Popullor të Shqipërisë. Z. Shpëtim Idrizi, “Hero i Punës Kapitaliste”, është nga sot Nënkryetar përfaqësues i çamëve në Kuvendin e Shqipërisë. Urime!”, shkruan Dylgjeri.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: