Banorët e Qarkut Dibër vijojnë t’i drejtohen Maqedonisë së Veriut për tu furnizuar me karburant dhe ushqime të shportës.
Çmimi i lartë i naftës në vendin tonë që aktualisht tregtohet me 219 lekë për litër, ka bërë që qytetarët të shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe shkojnë për tu furnizuar me automjetet e tyre.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata në Doganën e Bllatës teksa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin me orë të gjata.
Në Maqedoninë e Veriut sipas drejtuesve të mjeteve një litër naftë tregtohet me 160 lekë, me një diferencë prej 60 lekësh me vendin tonë.
Ndonëse rreth 2 muaj më parë u nënshkrua marrëveshja mes dy vende për sistemin “One stop” por ende nuk ka kaluar në parlamentet e dyja vendeve për ratifikim që të hyjë në fuqi.
