Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ka urdhëruar edhe pezullimin nga detyra.

Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj edukatores. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: