Një autoveturë tip “Volkswagen pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.

Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe për të nuk ka pasur njoftim në sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë Krujë.

Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç.
Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: