Covid-19 “siç e njohim sot, do të jetë këtu përgjithmonë”, të paktën në formën e tij aktuale, tha presidenti amerikan Joe Biden , në një kohë kur vendi përballet me një valë të re të pandemisë.

“Por të kesh Covid në mjedisin tonë dhe në planetin tonë ka të ngjarë të vazhdojë,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Tani kemi kaq shumë mjete që mund të frenojnë Covid-in dhe mutacionet”- tha presidenti amerikan, i cili premtoi në prag të zgjedhjeve se do t’i jepte fund pandemisë. “Rregullsia e re nuk do të jetë ajo që dimë sot, do të jetë më e mirë”, shtoi ai.

Qeveria e Biden është kritikuar për mungesën e testeve diagnostikuese në Shtetet e Bashkuara në mes të valës së pestë të mundësuar nga varianti Omicron. Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të madh të vdekjeve në botë, shënuan të hënën një tjetër rekord negativ, atë të një milion rasteve në një ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: