Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajner i Spanjës edhe për një periudhë të gjatë. Federata Spanjolle e Futbollit ka avancuar në negociatat për rinovimin e kontratës me teknikun, me marrëveshjen e re që pritet ta lidhë atë me Kombëtaren deri në vitin 2030.
De la Fuente ka bindur drejtuesit spanjollë me punën e tij dhe rezultatet e arritura në krye të ekipit kombëtar. Pas fitimit të Botërorit, në Spanjë tashmë nuk kanë dilema dhe duan të vazhdojnë me këtë projekt. Synimi për të ardhmen mbetet i qartë, fitimi i trofeve të tjerë të rëndësishëm në arenën botërore.
