Trajneri gjerman Hansi Flick është shumë pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Barcelonën, pasi kanë përfunduar pothuajse të gjitha detajet e marrëveshjes së re mes palëve.

Sipas raportimeve të gazetës sportive “Sport”, tekniku gjerman pritet të firmosë kontratën e re të hënën e ardhshme në selinë zyrtare të klubit katalanas, pasi drejtuesit i kanë dhënë dritën jeshile.

Kontrata e re do ta mbajë Flick në  Camp Nou deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsionin për një sezon shtesë, që mund ta zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2029.

Ky sezon mund të konsiderohet i suksesshëm, pasi Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, madje e bëri diçka të tillë në El Clasico ndaj Real Madrid.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: