Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar me çiftin Haradinaj, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn dhe bashkëshorten e tij, Anitën, në Jalë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ teksa ka nxjerrë dhe një foto me çiftin, Kryemadhi thekson se ka zhvilluar një bisedë miqësore me Haradinajn për përvojën e kampit rinor të LRI-së.

Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për ti treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë.

Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë.

Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri.

Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita.

Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb