Një makinë “Golf” e bërë shoshë nga plumbat në pjesën e përparme dhe në atë anësore që transportohet ngë një karrotrec. Këto janë pamjet që na vijnë nga lagjia nr. 15 e Durrësit, në Shënvlash, aty ku pak orë më parë në një atentat mafioz u vranë dyvëllezër me origjinë nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Videoja e makinës është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila ka dhënë më herët edhe detaje të plota për ngjarjen, duke zbardhur dinamikën, pistat ku po heton policia, por edhe detaje të tjera mbi dy viktimat.

Vrasja e dyfishtë, ndodhi sot rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Policia njofton se vëllezërit janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH kanë blinduar vendin dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mberitur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb