Këtë të diel programi “Gëzuar me ju” i dedikohej muzikës tiranase dhe i ftuar në program ishte këngëtari i njohur Pajtim Struga së bashku me vajzën e tij Elisa.
Elisa Struga, lindur dhe rritur në një familje tiranase, ka nisur të këndojë rreth moshës 2-3-vjeçare, ndërkohë që në skenë është ngjitur në moshën 6-vjeçare në koncertin e të atit.

E pyetur se çfarë do të thotë për të, të jetë vajza e Pajtim Strugës, ajo tha, “Krenari dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Jam krenare dhe e lumtur që po vazhdoj rrugën e babit”.
Moment i bukur ishte kur të dy babë e bijë, u ngjitën në skenën e “Gëzuar me ju” dhe kënduan këngë të bukura tiranase së bashku. “Jam krenar për vajzën”, tha Pajtim Struga.

Të gjithë të ftuarit në studio ndan kujtime të bukura që kanë nga fëmijëria e tyre me muzikën e Pajtim Strugës. Gazetarja Fjodora Fjora u shpreh e lumtur për kujtimet që i zgjoi Pajtimi me këngët e tij, teksa e falënderoi që nuk është përpjekur ta modernizojë por e ka ruajtur traditën, duke e trashëguar edhe tek e bija.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb