Këngëtarët e njohur Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi ishin të ftuar këtë të diel në programin “Gëzuar me ju”, me moderatore Ola Brukon dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Gjatë programit përveçse muzikës së bukur çame, u fol në lidhje me historinë e Çamërisë dhe pse ka kaq shumë dhimbje për të, “Ka një tragjedi në vetvete, për gjenocidin dhe për gjithçka është bërë në Çamëri. Ne jemi përpjekur të bëjmë fushatën tonë”, tha këngëtari Hysni Alushi.

“Disa beteja janë fituar, përderisa këndohet, kërcehet, jemi pjesë e eventeve. Janë vënë shfaqje teatrale. Duhet pak durim”, shtoi më tej Enkelejda.
Ata kujtuan se si erdhi bashkëpunimi i tyre i parë, “Mall për Çamërinë” një këngë shumë e pëlqyer nga të gjitha, krijuar në 2006. Ata thanë se si xhaxha e mbesë që janë, menduan të kishin bashkëpunim së bashku.
Për këtë duet ata zgjodhën që të bashkëpunojnë kompozitorin Edi Balili dhe me të madhin Jorgo Papingji, për të cilin thanë se edhe pse tashmë nuk është më mes nesh, ka lënë veprën e tij të vyer.
Në studion e “Gëzuar me ju” ishte dhe grupi i valleve, drejtuar nga Puen Bajrami, të cilët me vallet që kërcyen e bënë edhe më të veçantë atmosferën. “Prej 9 vitesh e drejtoj grupin. Jemi të fokusuar të vallet e Çamërisë, por kërcejmë te gjitha trevat”, tha Puen Bajrami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb