Babai i 17-vjeçares nga Fieri, e cila u dhunua nga bashkëmoshataret e saj pak muaj më parë, ka folur për gjendjen e vajzës dhe ecurinë e hetimeve pas ngjarjes. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ai ka treguar se vajza është rikthyer në shtëpi dhe ka vijuar kursin, ndërsa aktualisht ndjek trajtim psikologjik dhe merr medikamente.
Sipas babait, gjendja e 17-vjeçares është përmirësuar dhe ajo tashmë është më mirë. Ai tha se vajza shkon te psikologia rreth një herë në dy javë, ndërsa theksoi se trajtimi psikologjik është caktuar nga shteti.
“Është pak më mirë. Në shtëpi është dhe vazhdon kursin”, u shpreh ai.
Megjithatë, babai ngriti shqetësime për mënyrën se si është ndjekur situata pas ngjarjes. Ai tha se familja nuk është thirrur për të dhënë dëshmi dhe se as vajza nuk është marrë në pyetje lidhur me hetimet.
“Jo, fare, fare. Siç duket fare”, tha babai kur u pyet nëse ai ose vajza ishin thirrur për të dëshmuar.
Babai tregoi gjithashtu se pas ngjarjes nuk është ofruar ndonjë mbështetje tjetër për vajzën, përveç psikologes. Sipas tij, nuk është bërë as ndonjë zhvendosje nga ambienti ku ajo ndodhet. Pavarësisht traumës së përjetuar, 17-vjeçarja është rikthyer në kurs. Babai tha se deri tani nuk ka pasur ngacmime të tjera nga familjarët e vajzave të përfshira apo persona të tjerë. Ai shtoi se vajza nuk flet me familjen për ngjarjen dhe nuk e kujton atë në bisedat e përditshme.
Intervista e plotë:
Evis Ahmeti: Përshëndetje! Si jeni?
Babai i vajzës së dhunuar: Mirë!
Evis Ahmeti: Unë jam gazetarja që kemi folur edhe në korrik bashkë. Si është vajza? Si është bashkëshortja?
Babai i vajzës së dhunuar: Më mirë janë.
Evis Ahmeti: Më mirë? Ju vazhdoni akoma me punë në Vlorë besoj.
Babai i vajzës së dhunuar: Po, po.
Evis Ahmeti: Se patëm mundësi që të flisnim edhe me kunatën tuaj gjatë emisionit.
Babai i vajzës së dhunuar: Po.
Evis Ahmeti: Edhe me sa kemi marrë vesh, një vajzë është në arrest shtëpie (në mos gaboj), njëra vazhdon të jetë në spital dhe tjetra në arrest me burg. Nuk e di si është gjendja njëherë e vajzës?
Babai i vajzës së dhunuar: Është pak më mirë.
Evis Ahmeti: Është kthyer në shtëpi?
Babai i vajzës së dhunuar:Në shtëpi është.
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, jo, në shtëpi, në shtëpi. Dhe vazhdon kursin.
Evis Ahmeti: E vazhdon kursin, po ndërkohë, mbas ngjarjes nuk mori asnjë lloj trajtimi? Nuk erdhi dikush që t’i qëndronte pranë?
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, asnjë, asnjëherë fare, fare, psikologe po, ka caktuar një ajo vetë, shteti.
Evis Ahmeti: Po ndërkohë, shkon vajza? Çfarë thotë psikologja, ka përmirësime?
Babai i vajzës së dhunuar: Po, ka thotë.
Evis Ahmeti: Ka përmirësime vajza, ë?
Babai i vajzës së dhunuar: Shkon një herë në dy javë a… nuk e di sesi i ka caktuar ajo ditët që shkon atje.
Evis Ahmeti: E qartë, e qartë. Po për sa i përket hetimeve?
Babai i vajzës së dhunuar: As nuk e di fare për këto gjëra, nuk e di fare.
Evis Ahmeti: Nuk jeni thirrur si prindër të dëshmoni, ose vajza të dëshmojë?
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, jo, fare, fare. Jo, siç duket fare.
Evis Ahmeti: Kështu nga ngacmime, mbas se është rikthyer te kursi vajza, ka pasur të tipit… nga familjarë të vajzave të tjera, ose ndonjë djalë, ose…?
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, jo. Deri tani jo, jo, jo fare.
Evis Ahmeti: Gjendja gjatë ditës si është, natën kur kthehet në shtëpi?
Babai i vajzës së dhunuar: Më mirë është tani, më mirë.
Evis Ahmeti: Më mirë? Nuk përjeton gjëra të…?
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, jo. Po ka shkuar, është me ilaçe tani ajo…
Evis Ahmeti: A, është me ilaçe? Ka filluar ilaçet, ë? Kaq keq është gjendja?
Babai i vajzës së dhunuar: Po ilaçet i filloi që kur e pata shtruar në Tiranë atëherë.
Evis Ahmeti: E kuptoj.
Babai i vajzës së dhunuar: Eh… Tani në Tiranë e kam për ta çuar për kontroll, nga fundi i shtatorit.
Evis Ahmeti: As për ty shkëputur nga vendi ku jeni, t’ju çojnë në një vend tjetër?
Babai i vajzës së dhunuar: As aq gjë fare s’i dhanë, gjënë më të vogël fare!
Evis Ahmeti: E kuptoj, e kuptoj.
Babai i vajzës së dhunuar: Me gënjeshtra i bëjnë vetë ato ashtu, a më merr vesh?
Evis Ahmeti: E kuptoj, e kuptoj, vajza e kujton ngjarjen? Ju flet për ngjarjen?
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, jo, jo fare…
Evis Ahmeti: E kuptoj.
Evis Ahmeti: Po ju shkoni vetë te psikologia bashkë me vajzën? Që ta shoqëroni?
Babai i vajzës së dhunuar: Vete nusja.
Evis Ahmeti: Vetë bashkëshortja. Po mirë. Po fëmijët e tjerë si janë të pakten? Se dhe ata përjetuan…
Babai i vajzës së dhunuar: Mirë, mirë janë, mire i kam.
Evis Ahmeti: E kuptoj, e kuptoj dhe më vjen mirë që janë mirë.
Babai i vajzës së dhunuar: Jo, mirë janë. Ajo e goca e madhe mirë duket tani.
Babai i vajzës së dhunuar: Shyqyr Zotit!
Evis Ahmeti: Më vjen mirë, më vjen mirë! Më vjen mirë shumë
