Një nënë nga Elbasani përjetoi ditët më të vështira të jetës së saj, pasi dy djemtë e saj, 12 dhe 17 vjeç, u larguan nga banesa dhe humbën kontaktet me familjen.

Frika dhe pasiguria e detyruan familjen të kërkonte ndihmë, ndërsa rasti i tyre u bë pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, me moderatoren dhe autoren Evis Ahmeti.

Kërkimet u zhvilluan edhe përmes ekranit, me shpresën se çdo informacion mund të çonte në gjurmët e dy të rinjve.

Njëri prej tyre, 12-vjeçari, ishte larguar edhe më herët nga banesa, ndërsa këtë herë shqetësimi ishte edhe më i madh, pasi familja nuk kishte asnjë kontakt me të. Ndërkohë, edhe vëllai i tij 17-vjeçar ishte larguar, duke e lënë nënën përballë ankthit të dyfishtë.

Njëri prej djemve u kërkua edhe live në emision, ndërsa çdo telefonatë dhe çdo informacion u ndoq me shpresën se do të sillte lajmin që nëna priste.

Dhe sot, më në fund, pas ditëve të ankthit dhe kërkimeve, lajmi është i mirë. Të dy djemtë janë gjetur dhe janë rikthyer pranë nënës së tyre.

Gjatë intervistës 17-vjeçari ka treguar se ka qëndruar me një 37-vjeçare, për të cilën tha se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu ai është shprehur se ka qenë i frikësuar, ndërsa tregon se është kërcënuar edhe të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: