SHKODËR- Prej 8 ditësh banorët e Thethit në Dukagjin ishin bllokuar prej 8 ditësh për shkak të reshjeve të dëborës dhe bllokimit të rrugës. Por sot më në fund, ndërhyrja me mjete të larta nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në rrugën Bogë-Qafë Thore-Theth ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.

Pas reshjeve të para të borës në fund të nëntorit në këtë zonë të veriut të vendit, banorët bënë apel në ndihmë pasi nuk mund të lëviznin as për probleme shëndetësore.  Bora në këtë zonë shkoi rreth 1 metër, duke e bërë të padukshme rrugën.

bora Theth Dukagjin (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: