Një lajm i pabesueshëm vjen nga Meksika, me federatën e futbollit të vendit të Amerikës Qëndrore, që ka marrë një vendim unikal në botë pas një akordi historik mes klubeve dhe vetë FMF-së për të ruajtur ekzistencën e futbollit lokal të prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavorusi.

Siç bëhet e ditur, akordi përfshin që për gjashtë vitet e ardhshme të mos ketë rënie dhe as ngjitje në kategori mes dy ligave të para. Qëllimi është përballimi i situatës së rëndë ekonomike që futbolli në Meksikë po kalon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb