Përfaqësuesja Speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale Pramila Patten ka ngritur sot alarmin. Ajo tha se situata humanitare në Ukrainë është duke u kthyer në krizë trafikimi njerëzor.

“Gratë dhe fëmijët që ikin nga konflikti shpesh janë kthyer në shënjestër për trafikim dhe shfrytëzim. Në disa raste ata përballen me ekspozim të mëtejshëm ndaj përdhunimit dhe rreziqeve të tjera ndërsa kërkojnë strehim,” i tha Patten Këshillit të Sigurimit të OKB-së në qytetin e Nju Jorkut të hënën.

Ajo shtoi se adresimi i çështjes do të kërkojë një përgjigje koherente dhe të koordinuar në nivel të institucioneve evropiane dhe një reagim të koordinuar dhe të integruar ndërkufitar, përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit, forcat kufitare, zyrtarë të imigracionit dhe liderë politikë.

Përfaqësuesja speciale e OKB-së shtoi se ajo vizitoi qendrat e pritjes në kufijtë e Ukrainës në Poloni dhe Moldavi.
“Ndërsa ka pasur një rritje të mbështetjes financiare dhe morale për ukrainasit nga vendet fqinje, ka pasur gjithashtu një numër rrëfimesh të besueshme nga stafi humanitar në lidhje me përpjekjet e dyshuara për trafikim njerëzor, tha Patten.

Ajo i quajti sfidat e mbrojtjes në lidhje me zhvendosjen e ukrainasve “të paprecedentë”.

“Mungesa e verifikimit të vazhdueshëm të ofertave të akomodimit dhe aranzhimeve të transportit është një shqetësim serioz, siç është edhe kapaciteti i kufizuar i shërbimeve të mbrojtjes për të adresuar shpejtësinë dhe vëllimin e zhvendosjes. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime në lidhje me shumëllojshmërinë e vullnetarëve, me verifikim të kufizuar dhe pak ose aspak trajnim ose përvojë”, tha Patten.

Ajo ka treguar në lidhje me një rast të rrëfyer nga stafi humanitar në një qendër pritjeje për refugjatët ukrainas në Przemysl, Poloni, në lidhje me përpjekjet e dyshuara për trafikim njerëzor.

“Një vullnetar mashkull kontaktoi me një grua 19-vjeçare, të cilën më vonë e zgjoi në dhomën e gjumit në orën 2 të mëngjesit me orën lokale, duke i ofruar një udhëtim në Francë. Një tjetër vullnetar dyshoi se nga kolegët e tij, edhe ai vullnetar, hynte në dhomat e refugjatëve natën dhe në orët e para të mëngjesit. Një tjetër mashkull i veshur me një jelek vullnetari dhe duke qëndruar me në sallën e stacionit të trenit, u pa duke ofruar transport falas nga Polonia në Gjermani. Vullnetarët e tjerë dyshuan dhe informuan forcat lokale të ligjit kur vunë re se burri po zgjidhte vetëm vajza të reja për transport në furgonin e tij.

Përhapja e dhunës seksuale në konflikte gjatë historisë na mëson se përforcimi i parandalimit, mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve është kritike që nga fillimi i çdo konflikti të armatosur. Për të adresuar këtë sfidë, është thelbësore të sigurohet që niveli i fokusit politik, si dhe shpërndarja e burimeve për një përgjigje gjithëpërfshirëse, të jetë në përpjesëtim me shkallën dhe kompleksitetin e problemit”, shpjegoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb