Mohamed Salah dhuroi një super paraqitje të shtunën në ndeshjen kundër Watford, duke shënuar 4 gola dhe dhënë një asist në fitoren 5-0 të Liverpool.

Pavarësisht se futbollisti i mbërritur nga skuadra e Romës është shndërruar në golashënuesin e “Premier League” me 28 gola ai gjithmonë ka dëshmuar përulësi, virtyt të cilin e ka dëshmuar edhe dje.

Në përfundim të sfidës, para se të falënderonte shokët e skuadrës, Salah shkoi dhe përqafoi portierin kundërshtar Orestis Karnezis, duke i kërkuar ndjesë këtij të fundit, se i kishte shënuar 4 herë.

Egjiptiani i ka shënuar edhe herë tjetër portierit grek, në gushtin e 2016-ës, kur Roma mposhtte Udinesen me rezultatin 4-0.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb