Vangjush Dako ka habitur këtë mbrëmje në studion e Opinion, kur është përpjekur të tregojë se është fare normale të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota. I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.

“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë”, tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.

“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit”, tha Dako që u pyet se kush është Astriti.

“Astriti është vëllai i Niçes”, vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb