Patriarku ortodoks grek i Jerusalemit Theophilos III drejtoi procesionin e së Dielës së Palmave (28 prill) në Kishën e Varrit të Shenjtë të Jerusalemit. Dhjetëra të krishterë ortodoksë morën pjesë në procesion për të shënuar fillimin e festimeve të javës së Pashkës.

Kisha e Varrit të Shenjtë besohet të jetë vendi i kryqëzimit, varrosjes dhe ringjalljes së Jezusit. Festimet në të Dielën e Palmave, një festë e mbajtur të dielën e parë para Pashkës, shënon fillimin e Javës së Shenjtë që çon në të Dielën e Pashkës, data më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

Sipas traditës së krishterë, kjo datë përkujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem pak para kryqëzimit të tij, kur ndjekësit hodhën degë palme në rrugën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb