Konfliktet dhe situatën e tensionuar mes Koresë së Veriut dhe shteteve të tjera mund ta qetësojë organizmi i një Botërori në shtëtin komunist. Kjo është ideja që po qarkullon së fundmi në disa nga media të cilat raportojnë se Kupa e Botës në vitin 2026 mund të organizohet në Korenë e Veriut.

Si filli, dy kandidaturat kryesore ishin Maroku dhe SHBA-ja me Kandanë, por në fund të dy këto propozime janë tërhequr dhe e vetmja alternativë për momentin, ngelet ajo e Koresë së Veriut.

Afati i fundit i kërkesës për të kërkuar të drejtën e Botërorit ishte data 1 prill dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë shtet tjetër të interesuar, ose në rastin e kundërt Koreja e Veriut ka qenë shteti i vetëm.

Ndërkohë sipas një burimi të bërë publik në media brenda regjimit të Kim Jong-Un thuhet: “Lideri ynë ka një pasion të madh për futbollin, madje edhe më shumë se sa armët nukleare. Ai dëshiron që ne ta organizojmë Botërorin në futboll, për t’i dëshmuar botës se Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha ashtu si edhe vendet perëndimore”, duke hedhur kështu hipotezën se Botërori i 2026, mund të zhvillohet në Korenë e Veriut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb