Një “jetë” te Lazio, nga ekipi i të rinjve aty ku kaloi shumë kohë, më pas erdhi dita dhe arriti të kalonte në ekipin e parë. Ndërsa tani Keita ka vendosur përfundimisht për t’u larguar, tashmë lojtari kërkon përvoja të reja. Sezonin pozitiv i senegalezit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali dhe kudo në Europë. Keita Balde me 16 gola dhe me performanca gjithnjë më bindëse dhe në rritje ka treguar se është i denjë për të luajtur në një klub më të madh se Lazio. Por sipas asaj që shkruan “Gianluca Di Marzio” sulmuesi i Lazios dëshiron vetëm një skuadër dhe ajo është Juventus, e cila prej kohësh ka qenë e interesuar për lojtarin. Nga ana e tjetër, Keita nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bashkuar me bardhezinjtë. Në orët e fundit mediat italiane raportojnë lajmin se lojtari po lëviz drejt Juventusit edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2018, pritet që Lazio të vendos çmim për lojtarin sepse ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij, por kërkon që të arrihet akordi mes Juventusit dhe Lazios për transferimin e tij në Torino.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: