Trajneri i Partizanit, Kërnaja komentoi humbjen 0-2 ndaj Vllaznisë.
“Nuk kam asgjë me djemtë. Ne e fituam ndeshjen tonë, kurse 3 pikët i mori Vllaznia. Goli i Isgandarli, u kontrollua për 4 sekonda, nuk e di, është për rekord! Djemtë kanë dhënë maksimumin sot.
Plani ishte me Sidibe nga thellësia. Shënuam, por duhet edhe pak maturi. Duhet të luanim edhe ne pak më pisët, të fitojmë edhe atëherë kur nuk duan që ne të fitojmë.
U duk sikur ne ishim në vendin e pare të tabelës dhe jo Vllaznia. E dinim që Vllaznia do luante me presion të lartë, pasi nuk e pëlqen mbajtjen e topit. Dolëm shumë herë me Ismailin në linjën qendrore, duke ndjekur sulmuesit e tyre mes linjave. Kërkuam të shkonim në thellësi me Isgandarlin dhe Sidiben, e cila rezultoj efikase deri-diku.
Në 24 ndeshje, kemi pësuar vetëm 3 gola nga goditjet standarde. Në ansjë rivënie anësor apo goditje standarde, Vllaznia nuk na rrezikoi. Goli erdhi nga përplasje e topit në zonë. Kemi dominuar një ndeshje ndaj ekipit të vendit të parë, nuk ka ndodhur nga skuadrat e tjera. Jam kurioz të shoh golin e Isgandarlit.
Lëvizja e këmbës së Isgandarlit është shumë e dyshimtë. Meqë ishte kaq e dyshimtë, duhet të zgjatej pak më shumë për t’u kuptuar më qartë. Ka konflikt interesi mes ekipeve. E kam me ata që janë në VAR.
Hera e parë që një trajner merr karton të verdhë shumë shpejtë dhe kur ulet, merre edhe me karton të kuq. Disave nuk ju pëlqen edhe ecuria ime te Partizani, e kam parë në studio.
Jam mësuar me ata që vijnë në studio dhe qeshin. Dinamo – Partizani nuk e harroj kurrë. Mund ta shikoni. Unë po them, nëse dikush nuk e pëlqen ecurinë tonë, mund të ma thonë.
Kam njerëz e familje edhe unë. Të ofendosh tjetrin para Dinamos, nuk janë specialista. Mos të godasin Partizanin. Do jap përgjigjen prap në fushë”.
