Çlirimi nga komplekset në komunikim është një nga sfidat më të rëndësishme. Zotërimi i të folurës në publik, sot është një domosdoshmëri, por jo lehtësisht e arritshme. Për këtë ekzistojnë teknika e metoda të pafundme të trajnimit.

Një nga specialistet e para profesioniste të kësaj fushe në Shqipëri, aktorja e regjisorja Arjeta Dhima e ftuar në studion e “Vila24”, e cila moderohet nga Brunilda Lahe, është ndalur tek rastet e vështira dhe rëndësia e kapërcimit të ngërçeve të të folurit lirshëm para publikut.

Dhima thotë se problemi që has më shpesh është skepticizmi. Ajo thotë se në fillim i duhet që bashkë me personat që i drejtohen për trajnim, është rritja e vetëbesimit të tyre se mund të përballen me problemin që i pengon e më pas të besojnë tek rezultati që do kenë.

Ndër kategoritë që kërkojnë trajnime të të folurit në publik, ajo zbulon se rekordin e mbajnë biznesmenët, figurat televizive, politikanët e shumë kategori të tjera.

Gjatë bisedës, Dhima tha se trajnimi kërkon angazhim psiko-fizik. “Në fillim e marrin lehtë”, -thotë ajo, duke shtuar se pastaj grupi kupton se është si një seancë në palestër të flasësh për gati 1 orë.

“Nuk bëhesh brenda orës apo javës, nuk kam vaksinën që bën magji, por biem dakort që çdo gjë do e arrijmë me punë. Jam e kënaqur me rezultatet. Vijnë jo në gjendje të mirë për t’u përballur me audiencën, pastaj ia dalin”,shton Dhima.

Sa i përket intervistave paraprake, Dhima sqaron se nuk merr përsipër raste që nuk i përkasin specifikës së saj, dhe ndalet tek pikënisja e të gjitha komplikacioneve, që sipas saj lidhen me gjendjen emocionale apo një shok të pësuar më herët që i ka stepur më tej.

Një pikë shumë e rëndësishme e punës është edhe zëri. Ajo thotë se zëri tregon 70% të rasteve të pasigurisë së individëve.

Kujtojmë plot episode ku për shkak të moszotërimit në nivele të mira të komunikimit në publik, jo pak herë është rrezikuar edhe karriera apo suksesi i një individi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: