Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi publikisht se e ka falur sulmuesin e tij, Gert Shehu, të cilin e quajti kamikaz pa eksploziv. Berisha pohoi se pas këtij sulmi fshihet Rama.

“Siç e dini unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështjes. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e akuzoj Edi Ramën për faktin se policia nuk mbrojti protestën.

E akuzoj sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Është përdorur për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Rama ka porositur krimin e tij. Unë akuzoj Ramën si porositës të krimit se e vërteta për pacientin e Ramës dhe klientin e Ard Veliut nuk ekziston një do kumet që të faktojë se aGert Shehu është i sëmurë, i papërgjegjshëm. Ekziston vendim gjykate që e shpall atë për veprime të ndërgjegjshme dhe e dënon për goditje të një personi tjetër.

Çfarë e detyron Ramën që të shpallë Gerti Shehun nga kriminel dhe të sëmur psikik. Klienti dhe fqinji i Ard Veliut ka marrë kredi në banka dhe ka rinovuar patentën. Ky gjykim vjen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre. Rama i cili nuk feston kurrë një sukses të tij pa një agresion verbal apo tjetër të kundërshtarit. Çdo sukses të tij e paraqet me sulm. Ndihem i lehtësuar sot se e kam shprehur jo vetëm një herë po në dhjetra raste. ai është unik në të gjithë universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb