Arijon Ibrahimovic është një zbulim i bukur për Serie A, mbi të gjitha tërheq shumë vëmendje mbiemri i tij, i njëjtë me atë të Zlatan. Pavarësisht këtij fakti, Arijon nuk ka asnjë lidhje me sulmuesin suedez, pasi sulmuesi është me origjinë nga Kosova, nga Prizreni, por ka lindur nw Nuremberg, por për momentin luan për ekipet zinxhirë të Gjermanisë, ndërsa në Serie A erdhi nga Bayern Munich, skuadër që ka në pronësi edhe kartonin e tij.

 

Aaaa

Në pak kohë, Arijon ka arritur të fitojë besimin e stafit të Frosinones teksa ka shënuar edhe dy gola(një në Kupën e Italinë dhe një në kampionat kundër Empolit. Në një intervistë për Corriere dello Sport, Arijon u pyet fillimisht se çfarë efekti ka pasur mbiemri i tij: “Unë e di që në futboll Ibrahimovic është dikush tjetër, në Gjermani kapeshin shumë pak mbiemrit tim. Unë e kam thënë edhe më herët se Zlatan është idhulli im, ashtu si CR7, por nuk e kam njohur kurrë personalisht. Do të më pëlqente t’i shtrëngoja dorën. Mbase në sfidën kundër Milanit, gjithnjë nëse trajneri më lejon të luaj”, u shpreh Arijon Ibrahimovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb