Manchester City është në kërkim të përforcimeve në merkaton e janarit dhe në krye të dëshirave të Pep Guardiolës është Jadon Sancho. Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze, të cilat flasin për një tratativë të nisur prej javësh mes drejtuesëve të kampionëve në fuqi të Premier League dhe menaherëve të sulmuesit 19 vjeçar që luan me Borussia Dortmund.


5d5aa72acd978470340c6d23
5d5aa72acd978470340c6d23

Sancho konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian, ndërsa kërkohet edhe nga klube të tjerë të rëndësishëm, përfshirë Barcelonën. Por, Manchester City është i avantazhuar, pasi futbollisti anglez ka qenë më parë pjesë e kësaj skuadre, përpara se në vitin 2017 të tranferohej në Dortmund,m ku shprërtheu me të gjithë talentin e tij.
(balkanweb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb