Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë të dhënë për “Euro News”, ka komentuar shpalljen ‘non grata të ish-presidentit e kryeministrit Sali Berisha.

Ajo ka thënë se shpallja non grata nuk është bërë sepse është kërkuar nga dikush, apo për prirjet e Sali Berishës ndaj Kosovës, por sepse ka ndodhur korrupsion. Sipas saj, faktet janë të qarta dhe të gjithë shqiptarët i dinë.

Po ashtu, Ambasadorja Yuri Kim tha se nuk është bërë asnjë ndryshim për personat e shpallur ‘non grata’ e shtoi, se as në këtë rast, nuk do të zhbëhet ky rregull.

Gjykohen ata që janë larguar nga pushteti. Kur do të vijë dita të gjykohen ato që janë në pushtet?
“SPAK po bën detyrën e saj. Janë duke dhënë rezultate. Një ndryshim i madh për perceptimet e Reformës në Drejtësi në këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është se njerëzit talleshin me SPAK. Tani, pavarësisht se cilës partie i përket e ku banon, kur një gjë funskionon keq thonë: Do të dërgojë në SPAK. Kjo na tregon se besimi publik në SPAK dhe reforma në drejtësi po rritet. Politikanët kanë drejtues ekstra për të respektuar ligjin. Mendoj se nëse i kërkohet llogari për shkelje të ligjit nuk duhet të habiten e të mos presin më imunitet. Ka të bëjë vërtetë me korrupsionin dhe procesin për dizenjimin e dikujt në korrupsion domethënës merr vite. Nuk bëhet brenda vitit, jo nga një individ, nuk është diçka që mund të zhbëhet. Ideja se ky është një dizenjim që në njëfarë mënyre është hakmarrje politike, apo ndodh sepse nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën apo ndodh se dikush që na urdhëroi gjëja më e dashamirëse që mund të them në këtë lloj argumenti është fantazi, fantazi, ja faktet.

Më shumë se 240 persona janë dizenjuar nga DASH për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha rastet kalojnë një proces rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, administrojnë çdo provë dhe krijojnë një paketë. Nëse kalojnë në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilido sekretar shteti, pavarësisht se nga cila parti, pavarësisht i cilës administratë, sekretari ka garanci që informacioni është i besueshëm. Nga 200 e ca personat e dizenjuar nga Sekretari i Shtetit e dini se sa emra janë që kur i pa publiku mendoi: Ou çfarë surprize.

A e dini se sa persona kanë zmbrapsur përcaktimet që janë bërë, zero. Shqipëria nuk është përjashtim i rregullit. Nuk ka surpriza këtu. Provat janë para syve të të gjithëve. Personat i ikin ndjekjes penale jo se ishin të pafajshëm, por sepse përdorën pushtetin e të mbeteshin mbi ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. E nëse e përdor autoritetin e postit për të shkelur ligjin, për të vjedhur nga vendi yt, e për të përdorur forcën politike për të intimiduar të tjerët, kjo nuk është më e pranueshme. Kështu ka qenë për disa kohë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Vitin e kaluar nxori disa urdhra ekzekutivë që i kërkojnë DASH dhe pjesës tjetër të qeverisë që t’i kërkojnë llogari personave të përfshirë në korrupsion domethënës kudo në botë e specifikash në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka të bëj me konspiracion, fantazi, por me fakte. Faktet janë para syve të mi, të popullit shqiptar, janë të dukshme”, tha Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb